Kronikë e zezë

Një grua në veri ankohet se disa persona i vizatuan stemë serbe në muret e shtëpisë

Veriu i Kosovës
Foto: KOHA
 

Një grua është ankuar se në muret e shtëpisë së saj në veri të Mitrovicës, disa persona kanë vizatuar një stemë serbe.

Në njoftimin e Policisë të dielën thuhet se rasti ka ndodhur më 19 janar, ndërsa ankuesja nuk ka qenë në shtëpi për dy muaj për shkak të dëmtimeve nga vërshimet.