Kronikë

Vajza 5-muajshe vdiq në QKUK, rasti cilësohet “vdekje e dyshimtë”

Foshnje

Një fëmijë pesë muajsh, shtetase e Shqipërisë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa ishte në trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar të dielën se fëmija ishte dërguar atje nga Mitrovica, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.