Kronikë

Policia bastis një shtëpi, sekuestron afër 3 mijë euro që dyshohet se janë false

Njësia Rajonale e Gjilanit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit bashkë me Prokurorinë ka kryer hetime e më pas kontroll pas dyshimit për falsifikim parash në Gjilan.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 2,869 euro.

“Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1x200 €, 12x100 €, 27x50 €, monedha të metalta 57x1 €, 16x2 €, 37x0.50 €, 45x0.20 €, 24x0.10 € dhe 20x0.05 €”, njoftoi policia.

Këto para do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

{gallery}