Dy gra janë vrarë e dy të tjera janë plagosur nga një burrë të mërkurën në Paskuqan të Shqipërisë.
Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë, Dan Hutra rreth 40-vjeçar ka shtënë me armë në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, të cilën e ka plagosur bashkë me të ëmën e saj. Ndërkaq të vrara kanë mbetur motra e ish-bashkëshortes së të dyshuarit dhe e fejuara e vëllait të ish-bashkëshortes.
I dyshuari është në kërkim dhe Policia ka thënë se po kryen hetimet për ta kapur.
Ai në mes të vitit të shkuar ishte arrestuar për dhunë në familje ndërsa u lirua në mes të shkurtit. Po ashtu i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje të bashkëshortes, ngjarje që ka ndodhur më 2007 në Kukës.