Kronikë

Një burrë gjendet pa shenja jete në Leposaviq

Policia e Kosovës

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në Soqanicë të Leposaviqit.

Policia ka njoftuar të dielën se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër te prokurorit, trupin i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.