Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e një automjeti në veri të Kosovës.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në brezin kufitar Jarinjë e Poshtme. Sipas njoftimit të Policisë pesë persona janë zënë duke tentuar të fusin në Kosovë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke u ikur obligimeve doganore.
Edhe ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovës nëpërmjet rrugëve ilegale.
“Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar - Jarinjë e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë. Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale. Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore, në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën.
{gallery}