Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.
“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas tij shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjeteve me tabela vendore.