Kronikë

Arrestohet burri që mori veturën me qira dhe ia dha dikujt tjetër për 3,000 euro

Është arrestuar një person në Ferizaj pasi ka marrë veturën në një “Rent a car” dhe nuk e ka kthyer.

Dyshohet se të njëjtën veturë ia ka dhënë dikujt për 3000 euro.

Rasti ka ndodhur më 24 janar, por të enjten policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin .

“Më datë 16.02.2023 ankuesi mashkull kosovar pronar i Renta Car ka raportuar se me datën e lartë-cekur i kishte dhënë në shfrytëzim veturën e tij të dyshuarit mashkull kosovar dhe nga ajo ditë nuk ia kishte kthyer veturën, dyshohet se i kishte dhënë një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3000€. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.