Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij të mërkurën në fshatin Ramun të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në vendin ku i dyshuari dhe viktima punojnë.
Viktima është plagosur në këmbë, për çka edhe është ndalur në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës, emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vetë në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, të dy personat e përfshirë në këtë rast janë deklaruar rreth plagosjes dhe e kanë pranuar që ka ndodhur aksidentalisht.