Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë mbajtur të mbyllura dy vajza.
Sipas njoftimit, hetuesit policorë të stacionit të Drenasit, të dielën kanë arritur të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat privim i kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset, sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme, si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
“Personat e dyshuar V.M, mashkull 30 vjeç, dhe B. S, mashkull 32 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në një njoftim të Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.