Kronikë

Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në Mitrovicë

Shiriti i Policisë

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Policia ka thënë se po e heton rastin.

Viktima është me inicialet B.B.

Me urdhër të prokurorit, trupi pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.