Kronikë

Arrestohet në Prishtinë 15-vjeçari i dyshuar për vjedhje të një veture

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Prishtinë një të dyshuar për përfshirje në rastin e vjedhjes së një veture në Fushë – Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për një 15-vjeçar.

“Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur.P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.