Kronikë

Vdes një punëtor i gurthyesit në Suharekë në vendin e punës

Një 51-vjeçar ka vdekur të mërkurën në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë, njoftoi Policia e Kosovë.

Togeri Shaqir Bytyqi i tha KOHËS se viktima me inicialet N.M., është dërguar në Emergjencë pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes në fshatin Studençan, kanë dalë ekipet policore.

“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, tha Bytyqi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.