Një 51-vjeçar ka vdekur të mërkurën në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë, njoftoi Policia e Kosovë.
Togeri Shaqir Bytyqi i tha KOHËS se viktima me inicialet N.M., është dërguar në Emergjencë pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes në fshatin Studençan, kanë dalë ekipet policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, tha Bytyqi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.