Kronikë

Theren me thikë dy persona në Gjilan, arratiset i dyshuari

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të dielën në Gjilan.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga një i dyshuari.

I njëjti sipas njoftimit gjendet në kërkim policor.

Policia bën të ditur se rasti në procedurë hetimore.