Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi vjehrrin e tij, arrestohet një person në Ferizaj

Foto ilustrim
 

Një 42-vjeçar është arrestuar të dielën në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia ka njoftuar të hënën se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur rreth orës 17:00, pasi për shkak të një mosmarrëveshjeje ka shkaktuar dhunë ndaj gruas së tij 29-vjeçare, e më pas ka sulmuar edhe babanë e saj.