Arrestohet burri që dyshohet se vazhdimisht ngacmoi të miturën
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar kosovar, pasi një e mitur ka raportuar se ai vazhdimisht e ka ngacmuar seksualisht. Rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe po trajtohet si ngacmim seksual.
“Ankuesja femër kosovare (e mitur), ka informuar se në vazhdimësi ishe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.