Kronikë e zezë

Anëtari i trupit gjykues në udhëtim zyrtar, dështon gjykimi ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

Foto: Arkiv
 

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Naser Foniqi, i cili është në udhëtim zyrtar jashtë vendit, është shtyrë seanca e paraparë për të mërkurën, në rastin ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Florjan Petanit, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit.

Lidhur me mungesën e gjykatësit Foniqi, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, tha se ai mungon për shkak se gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit.