Kronikë

Vetura bie nga ura në Prizren, vdes një i ri

Një person, rreth 20-vjeç, ka vdekur të dielën si pasojë e një vetaksidenti gjatë orëve të mëngjesit në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se shoferi i veturës duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka rënë nga ura.

Me këtë rast, pasagjeri ka vdekur, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodhur një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhur pasi shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.