Kronikë e zezë

Policia konfirmon raportimin e kanosjes ndaj zyrtarëve të LDK-së

Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka raportuar një rast kërcënimi ndaj kryetarit të saj dhe disa prej deputetëve të këtij subjekti politik.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin në fjalë.