Kronikë

Gruaja rrah bashkëshortin në Prishtinë, viktima merr trajtim mjekësor

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar të hënën në Kosovës. Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, njoftoi se rreth orës 16:00, një person ka raportuar bashkëshorten e tij te autoritetet policore, me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, një rast i ngjashëm është regjistruar rreth orës 18:35, ku një person është arrestuar, me dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rastet janë iniciuar si “dhunë në familje”.