Kronikë e zezë

Zhduken tre persona në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës. Policia e Kosovës tha se dy raste të ndara janë regjistruar në Mitrovicë, ku në rrugën “Ragip Bislimi” një person është raportuar i zhdukur nga një ankues, derisa edhe në fshatin Zhabar, një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Ferizaj. Në rrugën “Jeremije Zherajiq”, një person është ankuar se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.