Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar të mërkurën se nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e një 65-vjeçari në objektin e Shoqatës së të Shurdhërve të martën mbrëma.
Sipas Prokurorisë, ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se vrasja e anëtarit të kësaj shoqate ka qenë e dhunshme. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas disa goditjeve me një mjet të mprehtë.
Prokuroria dhe Policia, sipas njoftimit, janë duke zhvilluar hetim intensiv për të identifikuar kryerësin e veprës penale “vrasja”.