Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj 13 personave për bixhoz, shpëlarje të parave dhe armëmbajtje

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet S.S., G.K., S.F., A.P., L.P., F.H., F.S., J.Gj., F.K., D.A., B.S., T.P dhe Rr.M, për organizim të skemave piramidale, bixhozit, shpëlarjes së parave dhe armëmbajtjes së armëve.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, vazhdimisht, nga koha e pavërtetuar e deri në mars 2021, në bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online edhe pse me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit në territorin e Kosovës, nga muaji prill 2019, janë ndaluar të gjitha lojërat e fatit në tërë Kosovën.