Kronikë

Vdiq 28-vjeçari që u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një 28-vjeçar i cili është goditur nga vetura në natën e Vitit të Ri në Prishtinë, ka vdekur të dielën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se këmbësori ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Të dielën Policia ka raportuar se një shofer nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar në QKUK për trajtim.