Kronikë

Dyshohet se vodhi barna në shtëpinë e shëndetit në Xërxë, arrestohet burri

Një person u arrestua pasi dyshohet se vodhi barna nga shtëpia e shëndetit në fshatin Xërxë.

Policia e Kosovës ka thënë se ai dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.