Kronikë

I burgosuri në Dubravë sulmon dy gardianë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur në Burgun e Dubravës, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues. Rasti që ka ndodhur të martën, sipas Policisë është duke u hetuar.

“Dy zyrtarë korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.