Kronikë e zezë

Zënkë mes dy kosovarëve në Zvicër, njëri theret për vdekje

Foto: Keystone/Blick
 

Policia e Kantonit të Waadtit në Zvicër ka njoftuar se ka ardhur si pasojë e një zënkë mes dy kosovarëve të dielën mbrëma, njëri prej tyre ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në gjoks, raporton “Blick”.

Policia ka njoftuar se zënka ka ndodhur në Biere, ndërsa kosovari 28-vjeçari, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Kosovari nuk kishte një banim të njohur në Zvicër.