Kronikë

Arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj, ia shiti jashtëligjshëm viktimës veturën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj të dielën, me dyshimin se ka kryer veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Në njoftim u tha se i dyshuari me inicialet L.Q., 23-vjeçar, kishte marrë në shërbim veturën e E.J., 22-vjeçar dhe e kishte shitur atë në Lipjan.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga policët hetues, është ndaluar për 48 orë.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa një person tjetër i dyshuar për shitjen e një veture tjetër të të njëjtit pronar, është në kërkim.