Kronikë

Nëpërmjet tiganit u tentua të futeshin telefona, kabllo e kufje në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar të dielën futja e katër telefonave, pesë kabllove për mbushje, një USB dhe kufje.

Siç njoftoi SHKK-ja në Facebook, futja kontrabandë u tentua të bëhej nëpërmjet një tigani.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucione korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.