Kronikë e zezë

Kryhen bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar të premten se në prag të festave të fund vitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta.

Në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës.