Kronikë

Arrestohen katër persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka raportuar për arrestimin e katër personave në katër komuna të Kosovës, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër ka ndodhur në Shtërpcë, ku sipas njoftimit, Policia ka pranuar një informacion se në fshatin Jazhincë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38 vjeçare, e cila shkak i një mosmarrëveshje në familje sulmon kunatën D.D ( F/K) e moshës 73 vjeçare”, ka bërë të ditur Policia.

Një rast tjetër është raportua në Ferizaj.

“Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq një rast tjetër raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik.

“Ndërsa rreth orës 16:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij Z.M( F/K) e moshës 46 vjeçare”, njofton Policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.