Dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve”

Dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve”
Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i tha KOHËS se mbrëmjen e së mërkurës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Kosovës.
Hoti deklaroi se s’ka të lënduar e as dëme materiale.
“Është e vërtetë që ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndryshime. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i tha KOHËS se është në kontakt të plotë me autoritetet policore, derisa shtoi se duhet bërë thirrje që të ruhet paqja dhe qetësia në veri të vendit.
Raportohet për shpërthimin e një bombe në veri
Një shok-bombë dyshohet se është hedhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Raportohet se në vendin e ngjarjes është Policia dhe një njësi e karabinierëve.
Në pamjet që posedon Koha, shihen edhe banorë të cilët janë mbledhur në rrugë.
Rrruga është bllokuar nga Policia e Kosovës.
Bomba besohet të jetë hedhur nga një veturë në lëvizje afër ndërtesës së Prokurorisë Themelore.
Koha është duke pritur përgjigje nga Policia lidhur me rastin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Vdiq i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë-Kosovë

Ferizajasit i merret patentë shoferi për gjashtë muaj, voziti dyfish më shumë sesa është e lejuar

Dy të plagosurat në Fushë-Kosovë: Lëndime serioze, por jashtë rrezikut për jetë

Dy gra plagosen nga një burrë në Fushë-Kosovë

Grabitësi i armatosur vodhi 10,000 euro nga filiali i institucionit financiar në Prizren

Gjenden eshtra njeriu në një pyll në Prishtinë

656 monedha 2-euroshe false u deponuan në një bankë

Policia parandalon kontrabandimin e dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia

Grabiten 2000 euro në filial mikrofinanciar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia sulmohet me armë në Zveçan
