Polici e Kosovës ka sekuestruar një pistoletyë të llojit Beretta te një nxënës i shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sipas njoftimit të Policisë të mërkurën, gjatë marrjes në pyetje, nxënësi i lindur më 2005 e ka pranuar se më 6 dhjetor kishte ekspozuar në hapësirat e shkollës armën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
