Kronikë

Një person në Kllokot e dërgon në Polici portofolin e humbur me 735 euro dhe 100 franga

Descriptive Text

Një person në Kllokot ka kthyer portofolin me 735 euro dhe 100 franga në Polici, të cilin e kishte gjetur afër një marketi në këtë qytet.

ka bërë të ditur se personi në fjalë e ka dërguar portofolin në Polici, nga ku është identifikuar pastaj edhe personi të cilit i ka humbur.

“Ne portofol kishte një shumë parash ( 735 euro dhe 100 franga Zvicrani ) si dhe (2)dy kartela bankare. Policia e Kosovës kanë arritur që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thërrasin personin që e kishte humbur portofolin (ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim). Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot, portofoli i gjetur i është kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.