Një person që ishte në vuajtje të dënimit ka kërcënuar të hënën dy gjykatës në një seancë gjyqësore në Podujevë.
Policia njoftoi të martën se gjykatësit janë kërcënuar me jetë, ndërsa aktualisht prokurori është duke hetuar rastin.
Rasti është iniciuar si “kanosje ndaj personit zyrtar”.
“I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.