Kronikë e zezë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, i dënuar me 150 ditë burgim

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një person të kërkuar në Kaçanik. Sipas Policisë37-vjeçari, N.O. është i dënuar me 150 dirë burgim, për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Kaçanik, sot në orën 11:00 në rrugën ‘Ismajl Raka’ në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.O., i moshës 37- vjeçare. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.