Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Descriptive Text

Një person është gjetur i vdekur në Pejë të shtunën, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore që kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

“Lidhur me rastin e lartcekur në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.