Kronikë

Biçiklisti goditet nga një kamion në Fushë-Kosovë

Një aksident trafiku në mes të një kamioni me targa vendore dhe një drejtuesi të biçikletës ka ndodhur të shtunën në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë , lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin ndalohet në ndalim policor.