Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës ka arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka kanosur ish-kunatën e tij.
Po ashtu po kërkohet edhe vëllai i tij, ish-bashkëshorti i viktimës.
B.D. 32-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mbrëmë, rreth orës 21:30 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32-vjeçare, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllait të tij A.L ( F/K) e moshës 24- vjeçare, ndërsa në kërkim policor , po ashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24-vjeçare. Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘kanosje’”, raporton Policia.