Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën mbrëma në Ferizaj një 16-vjeçare, nën dyshimin se ajo ka sulmuar nënën e vet.
E dyshuara S.S. është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Siç ka njoftuar Policia, ndaj saj është iniciuar rast për “dhunë në familje, sulm dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
“Mbrëmë, rreth orës 20:30 policia stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën "Rexhep Bislimi " në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe sulmit Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16-vjeçare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj. Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.