Kronikë e zezë

Vdiq një 36-vjeçar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas të cilës, në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.