Kronikë e zezë

Prokuroria për vrasjen e shtatzënës: Ndërmorëm të gjitha veprimet e nevojshme

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

“Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.