Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.
“Prokuroria e Prishtinës njofton se nga momenti kur është pranuar informata për kryerjen e veprës penale e deri më tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria ka thënë se rasti i vrasjes është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.