Një burrë është arrestuar në Shtime të enjten, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Në njoftimin e Policisë të premten thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.