Kronikë

Raportohen dy raste të zjarrvënies

Descriptive Text

Policia e Kosovës është duke hetuar dy raste të ndryshme për veprën penale “zjarrvënie”, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet.

“Në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një automjet, pronë e viktimës mashkull kosovar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Jahoc në Gjakovë. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë fabrika. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.