Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të mitur në Istog, me dyshimin se kanë therur me thikë një person.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:25, ku thuhet se therja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.