Është arrestuar një punonjës në Gjykatën Themelore në Pejë për marrje të ryshfetit, të enjten.
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka sqaruar se personi i cili ishte referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë, mori para nga qytetari të cilit po i shërbente.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disa mujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z. H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale ‘marrje e ryshfetit’, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit nga policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kurse, i dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i policia ka thënë se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.
-
24 nëntor 2022 16:26
-
Shpërndaje në: