Kronikë

Digjet edhe një veturë në veri

Descriptive Text

Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Besim Hoti, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Hoti ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin.

“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë portali serb Kossev ka raportuar se pronari i veturës me inicialet N.M., e ka konfirmuar se i është djegur automobili.

“E kam parkuar aty ku e parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte vetura ime”, ka thënë ai.