Kronikë e zezë

Sulmohet një taksist në Klinë, i dëmtohet edhe vetura

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një taksist është sulmuar fizikisht në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Sipas njoftimit, taksisti është sulmuar nga një person nën ndikim të alkoolit, i cili edhe e ka dëmtuar veturën e tij.